Çka kuptojmë me plagjiaturë, Gjinovci ia ilustron me fotografi Dugollit

Rron Gjinovci, Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), i është kundërpërgjigjur profesorit Bujar Dugolli, në lidhjen me plagjiaturën duke ia sqaruar me fotografi, shkruan Gazeta Metro.

Gjinovci ka shpërndarë disa fotografi që sipas stij dëshmojnë dhe sqarojnë plagjiaturën, që sipas kësaj organizate e kanë bërë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati. Ai ka thënë se në sqarimin që përmbajnë fotografitë, dëshmohet plagjiatura.

“Në këto fotografi e keni sqarimin e plagjiaturës në punimin me 8 faqe të Ardian Kastratit e Bujar Dugollit. Si dallohet plagjiatura? Kur një pjesë e tekstit është identike me një burim tjetër, por nuk ka thonjëza apo nuk i referohet atij (p.sh. përmes fusnotës apo në ndonjë formë tjetër të përcaktuar me rregullat e shkrimit akademik), kjo pjesë e tekstit konsiderohet plagjiaturë”, ka shkruar Gjinovci.

Ky është shkrimi i plotë:

Në këto fotografi e keni sqarimin e plagjiaturës në punimin me 8 faqe të Ardian Kastratit e Bujar Dugollit.
Si dallohet plagjiatura? Kur një pjesë e tekstit është identike me një burim tjetër, por nuk ka thonjëza apo nuk i referohet atij (p.sh. përmes fusnotës apo në ndonjë formë tjetër të përcaktuar me rregullat e shkrimit akademik), kjo pjesë e tekstit konsiderohet plagjiaturë.
Te rasti i mëposhtëm teksti me ngjyrë të verdhë është identik me pjesë të teksteve nga burimet të cilat janë të vendosura në katrorët në skaj të tekstit. Secili që di të dallojë shkronjat mund ta bëjë vet verifikimin.