Kadri Veseli del nga Spitali i Mitrovicës, pritet me brohorimat “UÇK-UÇK”

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime të luftës, shkruan Gazeta Sinjali.

Pak minuta më parë ish-kreu i PDK-së erdhi për vizitë në Spitalin e Mitrovicës tek babai i tij,

Sipas një video të publikuar nga mediumi lokal “Mitropol”, shihet Veseli teksa hyri dhe doli nga aty.

Me të dalë jashtë ai përshëndeti të pranishmit, ndërsa nga ata u prit me brohorimat “UÇK-UÇK”.

Shiko videon KETU