Krivokapic refuzoi Kishën Serbe: Megjithëse jam besimtar, zgjedha të mbroj shtetin

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, ka deklaruar se i ka dërguar letër kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkut Porfirije, në të cilën i ka refuzuar propozim të marrëveshjes themelore mes qeverisë dhe këtij institucioni religjioz me të cilin ky shtet janë në konflikt të hapur, transmeton Gazeta Metro.

“Ekzistojnë së paku dy artikuj që janë të diskutueshme dhe një pjesë e një preambule” ka thënë kryeministri malazez portalit malazez Vijesti.

Ai tregoi se për cilat nene nuk pajtohet me Kishën Serbe duke theksuar se kanë çështje pronësore, për të cilat Krivokapic tha se është e natyrshme që të rishqyrtohen.

“Ne këtë e kemi vërejtur dhe normalisht pasi që kjo është obligimi im të mbrojë, pa marrë parasysh që jam besimtar, kam vendosur të mbroj shtetin” ka thënë Krivokapic.

Kryeministri Krivokapic ka ardhur në pushtet së bashku me aleatët e tij pas krizës së shkaktuar dhe nxitur nga vet Kisha Ortodokse e Serbisë që pretendonte se pushteti i Milo Djukanovic ka synim ta përzë dhe t’i vjedhë pronat e saj.