Latifi: Me lejen e institucioneve tona të mjera dhe t’pa dijshme, u mbajt liturgji në kishën e Milloshevicit

Profesori i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka komentuar veprimin që ka bërë kisha Kisha Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, duke sot mbajtur liturgji fetare, shkruan Gazeta Metro.

Latifi ka thënë se data 10 qershori që Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur për të mbajtur liturgji në kishën e Milloshevicit në Prishtinë nuk është e rastësishme.

Ai ka thënë se pikërisht me 10 qershor kanë ndodhur shumë ngjarje të rëndësishme në Kosovë, duke përmendur edhe fillimin e largimit të ushtrisë e policisë serbe nga Kosova, pas nënshkrimit të kapitullimit të tyre në Kumanovë me 9 qershor 1999.

Tutje ai ka thënë se Serbia ia doli t’ia përçoi një mesazh politik madje para hundëve tona me lejen e institucioneve tona të mjera të mbushur me qyqar e të padijshëm.

“Kisha Ortodokse Serbe ka dashur dhe ia doli të përçoi një mesazh politik kundër këtyre tri datave. Madje, nën hundët tona dhe me lejen e institucioneve tona të mjera shtetnore, të mbushura me qyqarë e të padijshëm”, tha Latifi.

Postimi i plotë:

Nuk është e rastësishme hiç pse Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur 10 qershorin për të mbajtur liturgji në kishën e Millosheviqit në Prishtinë. 10 qershori është data e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, organizatës së parë kombëtare shqiptare.10 qershori është data e fillimit të largimit të ushtrisë e policisë serbe nga Kosova, pas nënshkrimit të kapitullimit të tyre në Kumanovë me 9 qershor 1999. 10 qershori është data kur gjatë vizitës së tij në Tiranë, në qershor 2007, presidenti Bush, njoftoi botën se pavarësia e Kosovës është punë e kryer. Dhe, duke zhvilluar një liturgji në zemër të Prishtinës, në një kishë gurthemelin e të cilës e kishte vënë vetë krimineli Arkan, Kisha Ortodokse Serbe ka dashur dhe ia doli të përçoi një mesazh politik kundër këtyre tri datave. Madje, nën hundët tona dhe me lejen e institucioneve tona të mjera shtetnore, të mbushura me qyqarë e të padijshëm.