Përfundon takimi në Paris, mësohet se çka u diskutua

Ka përfunduar takimi mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi ka dhënë detaje nga takimi.

“Kemi pasur një takim shumë miqësor, më shumë se një orë me presidentin Macron, një takim shumë të sinqertë. Kemi diskutuar për mundësinë që Kosova të furnizohet me vaksina anti-COVID, për më shumë investime nga Franca në Kosovë, për arsimin, liberalizimin e vizave si prioritet i Qeverisë Kurti, dialogun me Serbinë dhe rrugën më të lehtë për në Bashkimin Evropian”, ka bërë të ditur Rexhepi për Telegrafin.

Kujtojmë, që Kurti dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron, ë një paraqitje para mediave vlerësuan raportet mes dy vendeve, shkruan Gazeta Metro.

Kryeministri Kurti tha se Evropa është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat e një paqeje afatgjate dhe të konceptuar drejt.

“Tanimë realiteti ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel sidomos vizitën e presidentit amerikan (Joe Biden) dhe bisedat me udhëheqësit e shteteve evropiane, të BE-së dhe më gjerë. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë me pjesëmarrje më të artikuluara dhe drejtëpeshuara dhe një besim më të lartë”, tha Kurti në Paris.

Në këtë situatë, sipas Kurtit, Kosova do të kontribuojë me të gjitha mundësitë e saj. Kurti tha se është privilegj dhe përgjegjësi që të takohet si kryeministër i Kosovës me presidentin e Francës.