Qytetari akuzon Policinë e Kosovës për numrin e aksidenteve

Viti 2021 ka nisur me shumë aksidente, e që në fillimvit u regjistruan mbi 200 aksidente brenda 3-4 ditëve (234). Kjo tregon se aksidentet rrugore janë në rritje dita-ditës, gjë që nuk ndryshoi as për 5 muajt në vazhdim.

Arsye të ndryshme janë evidentuar si shkaqe kryesore për këto aksidente, duke filluar nga pakujdesia, përdorimi i narkotikëve, alkoolit, dukshmëria e rrugës, gjendja e makinave etj.

Pjesëmarrësit e komunikacionit janë “rrëfyer” për redaksinë tonë shpeshherë, duke na adresuar shqetësimet e tyre për aksidentet me fatalitet, e njëri nga ta me inicialet S.M, ka shkruar për redaksinë tonë:

“Portal i nderuar, desha ta bëj një vërejtje për Policinë e Kosovës, të cilët nuk po e kontrollojnë dhe raportojnë çdo lëshim tonin gjatë vozitjes. Ka shumë raste kur policët e komunikacionit rrugor na falin për gabimet tona, e kjo po ndikon që ne të vozisim pa i respektuar rregullat. Policia, një e pjesë e tyre po na “marrin në qafë” me nepotizmin e tyre ndaj nesh. Aman, ju lutem na dënoni, na shqiptoni gjoba dhe kjo do të ishte dëshmi e punës suaj të ndershme”,
ka shkruar ai.

Ky është reagimi i plotë i qytetarit që ka shkruar në redaksi, i cili nuk donte të ishte emër i njohur edhe për lexuesit, sepse sipas tij, ka të afërm që punojnë në PK.

Dëshmi nga mesazhi dërguar Parrotlla.info: