Fjalët prekëse të nënës që humbi djemtë e burrin në Luftën e Bosnjës: Çdo ditë shikoj nga varrezat, kjo më vret

Mejra Djogazi nga Srebrenica vuajtjet për dy djemtë e saj, Omerin dhe Munibi, po mundohet t’i shuajë me vizitat te varrezat e tyre.

Djemtë asaj iu vranë në Masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, gjatë Luftës së Bosnjës. Por tragjeditë për të nuk u ndalën aty, asaj iu vra edhe një djalë tjetër dhe bashkëshorti gjatë konfliktit.

Ajo mund t’i shikojë varrezat e djemve e bashkëshortit edhe nga shtëpia, sepse jeton aty afër.

“Çdo mëngjes, e bëj kafenë për vete dhe ulem këtu, pastaj kthehem prapa dhe i shikoj varrezat, ata gurë të bardhë të varreve. Kjo më vret”, shprehet ajo për Radio Evropa e Lirë.

Derisa tregon se djemtë e saj që u vranë ishin të moshës 21 vjeç dhe 19 vjeç, ajo flet edhe për kriminelin serb Ratko Mladiq, që u dënua dje me burgim të përjetshëm.

“Mlladiqi hyri në fabrikën e baterive. Ishte dy metra afër meje. Tha se të gjithë do të kalonim në mënyrë të sigurt. Kur po dilmin, kishte bërtima në arat me misër, zëra që s’mund t’i imagjinoni”, rrëfen mes lotësh ajo.

“Më 2009, më informuan për djalin tim, Omerin, që është gjetur në Kalesija, Snagovo. Një muaj e gjysmë më vonë, më treguan se është gjetur edhe Munibi, por ai u gjet në dy varreza masive dhe përsëri trupi i tij nuk ishte i tëri”, rrëfen tutje ajo.

“Unë pres që Ratko Mlladiqi kurrë të mos dalë nga burgu”, ishin fjalët e saj para se të merrej vendimi final për Mladiqin.

Munir Djogaz, 21 vjeç, dhe Omer Djogaz, 19 vjeç, të vrarë në Masakrën e Srebrenicës (Foto: Radio Evropa e Lirë)
Foto: Radio Evropa e Lirë