Dafina Zeqiri është shtatzënë? (VIDEO)

Këngëtarja u ka bërë mendjen lëmsh ndjekësve përmes një postimi së fundi.

Dafina Zeqiri cilësohet si njëra ndër këngëtaret më të dashura shqiptare e cila është aktive në muzikë tash e 10 vite.

Këngëtarja është aktive në rrjete sociale ku edhe ndan imazhe nga më të ndryshmet në rrjete sociale.

Ajo dhe Dj Geek tash e disa muaj janë në lidhje përsëri dhe janë tejet të lumtur në krahët e njëri tjetrit. Ndërsa së fundi Dafina u ka bërë lëmsh kokën fansave të saj me postimin e saj në Instastory.

Ajo ka publikuar një video në Instagram ku shihej në prani të partnerit të saj teksa tregoi barkun e ‘fryrë’.

Ajo përmes figurave theksoi se barku i fryrë mund të jetë një bebe apo ushqimi i ka fryrë barkun. Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme, por presim për ndonjë lajm së shpejti.