Milaim Zeka për këngën e Shkodran Tolajt: Është e pamundur me i mbajt lotët kur i thotë Adem Jasharit: Ti ja ktheve tokës perënditë

Pas publikimit të këngës së Shkodran Tolajt “Nga Shkupi në Prekaz”, gazetari Milaim Zeka, përmes një postimi tejet emocionues ka thënë se ‘është e pamundur me i mbajt lotët , kur Shkodrani i thotë Adem Jasharit: Ti ja ktheve tokës perënditë’.

“Mu kujtu gjyshi im qe me thoshte: Pa liri, nuk ka as perëndi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Zekës në facebook:

Pak fjale per kengen e Shkodran Tolajt per Adem Jasharin

Tek po udhetonim drejte jugut te Suedise, bashke me mikun tim Shani Hoti, nuseja ime, me dergoje kete kenge, me nje porosi te vogel: -Degjoje, se ka me te pelqy!

Jo qe e degjova, po e ridegjova disa here, edhe kam qajtu disa here. Eshte e pamundur me i mbajt lotet , kur Shkodrani i thote Adem Jasharit: Ti ja ktheve tokes perendite. Mu kujtu gjyshi im qe me thoshte: Pa liri, nuk ka as perendi!

Momenti i dyte, akoma me epik: 500 vjet priti Kosova, Shkupi …

Harru kishim qysh skuqet grykholla!

Jo rastesisht kam thene se Adem Jashari eshte njeri i permasave te Krishtit dhe Muhametit.

Degjojeni kengen ekskluzivisht per ju.

Faleminderit Shkodram. Faleminderit nuses qe tende, Besianes, qe te ka mbeshtetur ne çdo hap. Faleminderit Qani Mehmedi, qe ka qene inspirimi yt!