“Urime festa e Kurban Bajramit”, Goldi uron bashkë me djalin

Sot kudo në botë myslimanët festojnë.

 

Është festa e Kurban Bajramit ndaj nuk munguan urimet e shumta që me mëngjes, shkruan lajmi.net.

Edhe artistët po shprehin urimet me rastin e festës në rrjetet e tyre sociale.

Si çdo festë nuk mungoi as urimi i Goldit, i cili tanimë po e uron bashkë me Guerilin.

Sot reperi solli një foto teksa mbanë djalin në krahë duke uruar festën.

“Urime festa e Kurban Bajramit”, shkroi ai.

Përndryshe, “Përhajr gjyshe”, është kënga e fundit në bashkëpunim me Shyhrete Behlulin.