“Euro 2020”, të gjitha çiftet dhe orari i ndeshjeve

Gjermania, Portugalia dhe Franca janë skuadrat e fundit që kanë prerë biletën për një vend në mesin e 16 më të mirave në Kampionatin Evropian.

Tashmë janë kompletuar të gjitha çiftet që do të luftojnë nga dita e shtune për një vend fillimisht në çerekfinale, më pas gjysmëfinale dhe në fund në finalen e madhe të Wembley.

Kroacia vs Spanjë, Gjermani vs Angli do të jenë ndeshjet më interesante në fazën tjetër.

Ndeshjet do të zhvillohen me 26, 27, 28 dhe 29 qershor.