Valon Berisha e thotë hapur pëlqimin për këngëtaren kosovare: E kisha çu n’shpi

Kida është nga këngëtaret më të pëlqyera, e cila krahas hiteve gëzon simpati të madhe edhe sa i përket pamjes dhe stilit.

Në sy duket t’i ketë rënë edhe një emri të njohur.

Bëhet fjalë për Valon Berishën, futbollistin e njohur të përfaqësueses së Kosovës, i cili momentalisht po vazhdon karrierën në Francë te Reims.

I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Valoni u pyet se cilën nga këngëtaret shqiptare pëlqen dhe do ta dërgonte edhe në shtëpi, ai përmendi emrin e Kidës duke shprehur hapur pëlqimin për të.

Futbollisti mes tjerash tregoi se është “single” dhe do të donte që gruan ta kishte shqiptare.